Lajme Maqedoni e Veriut

*Politikani i ri në diasporë, Fidan Limani, i dëshpëruar nga ndarja e Taravarit nga VLEN: “Te pritem si shpresë, ike pa lamtumirë”*

  • 16 April 2025
  • 0 Comments

Politikani i ri shqiptar në diasporë, Fidan Limani, ka reaguar me tone të forta zhgënjimi ndaj vendimit të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për t’u ndarë nga koalicioni qeveritar VLEN dhe për të garuar me lista të veçanta në zgjedhjet lokale. Në një reagim emocional në rrjetet sociale, Limani shkruan: “Te pritem si […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Mexhiti: Taravari dhe Ahmeti dështuan ta përçajnë VLEN-in. BDI mbetet në vdekje klinike

  • 16 April 2025
  • 0 Comments

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti deklaroi se opinioni e ka vënë re se ka negociata mes Taravarit dhe Ahmetit. Ai shtoi se në këto negociata ishin të përfshirë edhe oponentë të caktuar nga oligarkia dhe se këto bisedime janë zhvilluar tashmë disa muaj. “Është e qartë se këto negociata kanë pasur për qëllim […]

Mexhiti: Sot e konstatojmë vetpërjashtimin e Taravarit nga koalicioni VLEN

  • 16 April 2025
  • 0 Comments

Vendimi i undit i Arben Taravarit për të dalë me lista të veçanta për këshilltar komunalë në zgjedhjet lokale, nënkupton se ai është vetpërjashtuar nga koalicioni VLEN, tha Izet Mexhiti në konferencën për media. “Ne sot e konstatojmë vetpërjashtimin e tij nga koalicioni VLEN”, deklaroi Mexhiti. Ai tha gjithashtu se VLEN vlerëson se vendimi për […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Dogana ndalon përpjekjen për kontrabandim të 6.4 kg argjend në pikën kufitare Bogorodicë

  • 16 April 2025
  • 0 Comments

Në pikën kufitare Bogorodicë është parandaluar një përpjekje për kontrabandim të 6.4 kilogramëve argjend me vlerë prej 472 mijë denarësh. Kundër kryesit do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale të kontrabandës, e dënueshme sipas Kodit Penal, njoftoi sot Drejtoria Doganore. Rasti, siç thuhet në njoftim, është zbuluar nga një ekip mobil doganor i cili […]

Kosovë Lajme Maqedoni e Veriut

Bëhen ​26 vjet nga eksodi i shqiptarëve nga Kosova

  • 16 April 2025
  • 0 Comments

Sot shënohet 26-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni. Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre […]

Lajme Maqedoni e Veriut

MPB arreston edhe ish-policë të pensionuar për tragjedinë në Koçan

  • 16 April 2025
  • 0 Comments

Hetimi për zjarrin në Koçan është zgjeruar edhe te shtatë zyrtarë policorë të tjerë, zbuloi prokurori publik Lupço Kocevski në Televizionin Telma. Ata do të arrestohen. Portali “Skopje1”, duke iu referuar burimeve nga hetimi, raporton se disa nga personat që po arrestohen janë të pensionuar dhe lidhen me lëshimin e lejeve që ndihmuan në marrjen […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Visar Alili: Sot filluan punimet për zgjidhjen e problemit të vendkalimit hekurudhor në Çerkez

  • 15 April 2025
  • 0 Comments

Kryetari i Alternativës dega Çërkez, Visar Alili, ka informuar opinionin se gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet për zgjidhjen e problemit të vendkalimit hekurudhor në Çërkez. “Filluan punimet për zgjidhjen e një problemi të kahmotshëm për banorët e Çerkezit. Sot filluan punimet për rregullimin e vendkalimit hekurudhorë në hyrje të fshatit Çerkez. Në vazhdimësi […]

Lajme Maqedoni e Veriut

Mexhiti: 17 milionë nga Qeveria VLEN për deponi moderne në rajonin e Pollogut

  • 15 April 2025
  • 0 Comments

Zv/kryeministri Izet Mexhiti ka njoftuar se Qeveria ka miratuar ndërtimin e një deponie moderne sanitare në rajonin e Pollogut, sipas tij, kjo një projekt strategjik për menaxhimin efikas të mbeturinave. “Ky investim prej mbi 17 milionë eurosh, i mbështetur nga BERZH-i, Zvicra, Suedia dhe Bashkimi Europian, do të sjellë një sistem rajonal modern që do […]

Lajme Maqedoni e Veriut

VLEN: Sjellim rrogë më të lartë, punëtorët e Postës më në fund marrin atë që meritojnë!

  • 15 April 2025
  • 0 Comments

Qeveria e udhëhequr nga koalicioni VLEN realizon një tjetër zotim, rritet paga minimale për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut! Me vendosmërinë për të kthyer dinjitetin dhe vlerësimin për punëtorët, u konkretizua një hap i rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit e Postës së Maqedonisë së Veriut. Nën drejtimin e drejtorit […]