Dogana e Maqedonisë konfiskon 192 kilogramë steroide me vlerë 5.5 milionë denarë
Drejtoria doganore parandaloi një kanal ndërkombëtar të tregtisë së paligjshme të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësisht i ndaluar me ligj. Siç informoi sot drejtori i Doganave, Boban Nikolovski, janë konfiskuar 32 kuti me 192 kilogramë anabolik steroide në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, […]














