Lajme Maqedoni e Veriut Top

Blloku opozitar shqiptar: Ndryshimet e Kodit penal janë sjellë në shërbim të ish-kryeministrit Gruevski

Blloku opozitar shqiptar “Lidhja evropiane për ndryhsim” , në konferencë për shtyp para Ministrisë së Drejtësisë thanë se ndryshimet e Kodit penaë janë sjellë në shërbim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Kjo vjen pasi që këto ditë ish-kryeministri Nikolla Gruevski u lirua nga aktakuza në lëndën “Trajektorja”, për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër, si dhe pas kërkesës së Prokurorisë penale, Gruevski të lirohet nga aktakuza në lëndën “TNT”.

“Vazhdojmë të jemi dëshmitarë të lojës së pushtetit të udhëhequr nga LSDM dhe BDI për ‘shpëtimin e Gruevskit’. Ditë më parë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski u lirua nga ndjekja penale në lëndën ‘Trajektorja’ për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, ku buxheti i shtetit u dëmtua për plot 155 milionë euro, ndërsa tani duke shfrytëzuar ndryshimet ligjore të Kodit Penal, Prokuroria kërkon që Nikolla Gruevski të lirohet edhe nga ndekja penale në lëndën ‘TNT’ në të cilën për hakëmarje politike është dëmtuar buxheti i shtetit në vlerë prej 11 milion Euro”, thonë nga blloku opozitar shqiptar.

Ata thonë se secili që e ka penguar drejtësinë, do të bartë përgjegjësi dhe do të përgjigjet para Ligjit dhe organeve të drejtësisë. Nga blloku opozitar shqiptar pyesin se sa vite burg, me ndryshimin e Kodit penal, i falen Gruevskit, dhe sa para të qytetarëve janë keqpërdorur me veprat penale prej të cilave Gruevski është liruar nga aktakuza.

“Nuk duhet të jesh as analist e as politikan për ta kuptuar që ky ndryshim i Kodit Penal u bë vetëm dhe vetëm në shërbim të Gruevskit, Mijallkovit, Jankullovskës e të tjerëve si ata. Rezultati është në pah. Përpiqen që gjithçka të justifikojnë me integrimin evropian, kurse qytetarët nuk përfitojnë asgjë përveç amnistisë së kriminelëve. “ytetarët duhet të dijnë që këtë dhuratë e kanë nga BDI dhe Ali Ahmeti dhe se do të vazhdojmë të dëgjojmë që lëndë të tilla si ‘TNT’, ‘Tanku’, ‘Titanik’, ‘Trajektorja’, ‘Тalir’, ‘Thesari’, ‘Target/Fortesa’, që po bien në ujë, një nga një çdo ditë e me rradhë. Pra, duam të dijmë, Sa vite burg, ia ka falë Ahmeti Gruevskit me ndryshimin e kodit penal?”, pyet blloku opozitar shqiptar “Lidhja evropiane për ndryshim” prej para Minsitrisë së Drejtësisë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *