Bilall Kasami i përgjigjet Ali Ahmetit: Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner
Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka thënë se shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që persona të caktuar të pasurohen. I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti se shqiptarët kanë gjak aq gjak për ti dalë zot vetes.
“Jo nuk kanë gjak shqiptarët që dikush të bëhet milioner. Unë uroj që të jetë një opozitë konstruktive sepse parimi jonë është që suksesi dhe rezultatet e Qeverisë varen nga ajo sa e fuqishme është opozita. Numrat i kanë, besoj se edhe vullnetin do ta kenë që të jenë një opozitë e fuqishme”, ka thënë Kasami.