Bekim Sali përuron përfundimin e rekostruimit të kalldrëmës: Ky projekt ruan trashëgiminë historike të Çarshisë së Vjetër
Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se sot së bashku me kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu, deputetët tjerë të koalicionit, drejtorin e Byrosë për Zhvillim dhe përfaqësues të Esnafit të Çarshisë kanë promovuar përfundimin e rekonstruimit të kalldrëmes në rrugën e Papuçhinjve.
“Sot, së bashku me kryetarin e Çairit, Visar Ganiu, deputetet Feride Haxhiu dhe Merita Koxhaxhiku, Drejtorin e Byros për Zhvillim, Daut Memishi, përfaqësues të Qendrës për Zhvillim Rajonal dhe anëtarët e Esnafit të Çarshisë, promovuam përfundimin e rekonstruimit të kalldrëmes në rrugën e Papuçhinjve.
Ky projekt ruan trashëgiminë historike të Çarshisë së Vjetër dhe krijon një mjedis funksional, estetik dhe të sigurt për turistët, bizneset, banorët dhe anëtarët e Esnafit. Falë bashkëpunimit me Byronë për Zhvillim dhe Qendrën për Zhvillim Rajonal, janë realizuar restaurimi i kalldrëmes, pajisjet urbane, rrjeti optik dhe sanimi i ujësjellësit”, ka shkruar deputeti Sali.