Lajme Maqedoni e Veriut

Bekim Sali: Dauti dikur BDI-në e quante organizatë kriminale, ndërsa sot, pas një dekade, del të na shesë moral politik

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, në rrjetin social facebook ka reaguar për zhvillimet e djeshme në kuvend, duke thënë se deputetja Ilire Dauti dhe Fronti Evropian treguan ngjyrat e tyre.
Sali thonë, që deputetja Dauti, në vend që ta falënderon kryetarin Gashi, i cili, edhe pse u shkel rregullorja tregoi respekt dhe lejoi deputetët të shpjegojë dorëheqjen e saj, ajo e përdori këtë mundësi për të sulmuar.
“Fronti Europian, kryesisht Deputetja Ilire Dauti tregoi ngjyrat e saj të vërteta duke sulmuar Kryeparlamentarin Gashi, i cili, ndonëse u shkel rregullorja, tregoi respekt dhe lejoi deputeten të shpjegojë dorëheqjen e saj. Në vend që të falënderonte për këtë gjest, ajo e përdori mundësinë për të sulmuar dhe për të nxjerrë mllefin personal ndaj tij dhe ndaj VLEN-it. Ironikisht, deputetët e Levicës, të cilët vetë e ngritën interpelancën kundër saj, nuk guxoi as t’i përmendë.
Si zakonisht, Dauti luan rolin e viktimës kur e sfidojnë dhe i fitojnë debatin, por kur vjen radha e saj, flet me gjuhë të ulët dhe ofenduese. Dikur BDI-në e quante organizatë kriminale, ndërsa sot, pas një dekade, del të na shesë moral politik. Respekti nuk është dicka opsionale, dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë, përfshirë ata që përpiqen të shfaqen patriotë përmes retorikës boshe dhe ofendimeve banale”, ka shkruar deputeti Sali.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *