Bekim Neziri në M-NAV ka rrahur Premtim Berishën, vëllain e fotografit të Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani

Vazhdojnë zhvillimet dramatike në M-NAV. Ashtu siç dihet gjatë ditës së djeshme funksionari i BDI-së, Bekim Neziri, së bashku ne disa persona të tjerë në formën e kapadaisë ka hyrë në objektin e M-NAV duke sulmuar fizikisht punëtorët shqiptarë të cilët i kanë dhënë përkrahje kryetarit të sindikatës.
Siç mësohet personin të cilin e ka sulmuar Bekim Neziri është Premtim Berisha, vëllai i fotografit të Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani.
Prokuroria ka njoftuar që gjatë ditës pret nga MPB të ngret kallëzime penal për të proceduar më tej me rastin.
Bekim Neziri këtë mëngjes është paraqitur në polici pasi mbrëmë ishte i pakapshëm për autoritetet.