Botë Lajme

BE: Vendimet e gjykatës së OKB-së duhet të zbatohen, por Izraeli vazhdon sulmet

6Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka deklaruar se vendimet për masat e reja nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ndaj Izraelit duhet të zbatohen, por Izraeli vazhdon sulmet për të cilat është kërkuar që të ndalohen, transmeton Anadolu.

Borrell foli për mediat para takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, që po mbahet në Bruksel.

Duke folur për aplikimin e bërë nga kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan, rreth arrestimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, Borrell tha se “duhet të respektojmë punimet e GJNP-së”.

“Fatkeqësisht, situata nuk është kështu. Gjykata është e frikësuar dhe e akuzuar për antisemitizëm. Ashtu si çdokush që bën diçka që qeveria e Netanyahut nuk i pëlqen. Akuza për antisemitizëm ndaj prokurorit të GJNP-së është kategorikisht e papranueshme”, tha Borrell.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së iu referua vendimeve për masat e reja që GJND dha më 24 maj.

“Këtu përsëri, ne duhet jo vetëm të tregojmë respekt, por edhe të sigurojmë zbatimin e vendimit të gjykatës. Fatkeqësisht, ne shohim se Izraeli vazhdon operacionin ushtarak për të cilin u kërkua të ndalet”, tha ai.

“Fatkeqësisht më shumë se 30 njerëz humbën jetën në një sulm të kryer ndaj një kampi refugjatësh. Kjo është me të vërtetë një dilemë”, shtoi ai, duke theksuar se kjo çështje do të diskutohet sot në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së.

Në vendimin e saj për masat e reja më 24 maj, GJND vendosi se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet e tij kundrejt Rafah, të mos bllokojë ndihmën humanitare dhe të lejojë zyrtarët e OKB-së të hyjnë në Gaza për të hetuar krimet e tij.4

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *