Lajme Maqedoni e Veriut

Bastisje në Strugë, gjenden armë dhe municion në shtëpinë e një të moshuari

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë bastisur shtëpinë e një 71-vjeçari nga Dollogozhda e Strugës, tek i cili kanë gjetur armë dhe municione.

“Më datë 12.03.2025 në ora 08.00, zyrtarët policorë të SPB Strugë kanë arrestuar XH.D. (71) nga fshati Dollogozhdë në Strugë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie “Brno ZH 321” kalibri 16 milimetra, fishekë me kalibër 8×57, gëzhoja gjuetie kalibri 16 milimetra, sende të tjera dhe leja përkatëse”.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip Hyundai me targa zvicerane, i cili ishte i parkuar në oborr, iu gjet dhe sekuestrua një pushkë gjuetie tip “Crvena Zastava” 8×57, plumba gjuetie 16 mm dhe fishekë të kalibrit 8×57, të cilat i kishte në pronësi pa leje. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatëse”, thonë nga MPB.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *