Bashkim Murtezi: Ilire Dauti, po e mbulon marren e Artanit me britmat e tua
Sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi ka ironizuar me dorëheqjen e Ilire Dautit nga Komisioni për POlitikë, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti. Sipas Murtezit, dramat e, siç e ka quajtur ai, Frontit Evropian nuk kanë të ndalur.
Statusi i plotë i Murtezit në Facebook:
Ah, politikë, ah… kurrë nuk munguan dramat, sidomos nga sorrat që e mendojnë veten shqiponjë! Besa, as komeditë nga produksioni FE!
E zhurmshmja Ilire Dauti, tregoju shqiptarëve për çka të duhet drama dhe britmat për vëmendje?!
Kot deklarohesh se zgjedh të veprosh e lirë dhe e pakushtëzuar, kur shihet se veprimet tua i dirigjon agjenda e nongratave. Prandaj, viktimizohu sa të duash, por je viktimë vetëm e BDI-së dhe po përdoresh vetëm për ta mbuluar marren e Artanit! Pjesën tjetër ambalazhoje si të duash, se je E LIRË.