Astrit Ilazi: Nga 10 punësime të reja në ESM-HES Treska Shkup, 7 shqiptarë, 3 maqedonas

Në ndërmarrjen shtetërore ESM-HES Treska në Shkup, ku drejtor është Astrit Iljazi, sot u përmbyll me sukses konkursi për punësim dhe u nënshkruan kontratat e punës për 7 të rinj të punësuar me kontratë të përhershme.
Punësimet janë rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të koalicionit VLEN për të sjellë barazi dhe përfaqësim të drejtë në institucionet publike. Sipas drejtorit Iljazi, ky është një hap konkret që dëshmon se VLEN nuk qëndron vetëm te fjalët, por vepron në mënyrë të drejtpërdrejtë për interesin e qytetarëve.
“Të punësuarit e rinj do të fillojnë nga puna që nesër. Po hapim dyer, po krijojmë vende pune dhe po e kthejmë administratën publike në shërbim të qytetarëve aty ku dikur kishte padrejtësi dhe mbyllje”, u shpreh Iljazi.
Në një krahasim simbolik, ai theksoi se gjatë 10 muajve të qeverisjes së VLEN janë bërë 7 punësime të përhershme në ESM-HES Treska, ndërkohë që në 22 vite pushtet, BDI ka realizuar vetëm 17 punësime në të njëjtën ndërmarrje.
Ky zhvillim përforcon premtimin e VLEN për reforma reale, barazi të qëndrueshme dhe përfaqësim të denjë në çdo segment institucional.