Apeli kthen në rigjykim çështjen e ASH-së, Taravari uron antarësinë e tij
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit njofton se Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu në rigjykim rastin e partisë politike Aleanca për Shqiptarët dhe pranoi ankesat e përfaqësuesit ligjor të Arben Taravari.
“Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës Themelore Tetovë, ku u zvarrit dhe disa gjykatës u ndërruan deri në marrjen e vendimit skandaloz nën presionin e ish-ministrit të Drejtësisë Krenar Loga, se vulat partiake i përkasin fraksionit që iu bashkua BDI-së”.
Rreth kësaj ka shkruar në Facebook edhe Taravari, i cili thekson se “partia i kthehet anëtarësisë së saj”.
“Aleanca për Shqiptarët është e jona! Gjykata e Apelit vendosi që Partia Aleanca për Shqiptarët i takon Shumicës Absolute. Partia i kthehet Anëtarësisë së saj! Urime të gjithëve!”, ka shkruar Taravari.