Amir Elezi: Nuk i iki përgjegjësisë për tu futur në garë për Komunën e Tearcës

Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M i pyetur nëse do të garoje për Komunën e Tearcës, ai u përgjigj se nëse ka dakordim midis liderëve të Koalicionit VLEN dhe përkrahjen e Alternativës për këtë gjë, ai nuk i ikë përgjegjësisë për të garuar.
“Nëse liderët e Koalicionit VLEN janë dakord dhe fillimisht me jepet besimi edhe nga kryetari i partisë time, Zeqirija Ibrahimi, edhe nga anëtarësia më e gjerë edhe nga Kuvendi i partisë, sigurisht që unë nuk i iki një përgjegjësie të atillë. Do të jetë nder, kënaqësi, privilegj që t`i përfaqësoj votuesit tanë në Komunën e Tearcës. Të gjithë ata që na përkrahën dhe arritëm të fitojmë edhe në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ”, deklaroi Elezi.