Lajme Maqedoni e Veriut

Ambasada e Kosovës në Maqedoni demanton mediumet dhe portalet e Artan Grubit

Ambasada e Kosovës në Maqedoni ka demantuar informacionet e shpërndara nga disa mediume dhe portale që janë të afërta me Artan Grubin. Ambasada ka theksuar se lajmet e publikuara janë të pasakta dhe nuk reflektojnë të vërtetën e situatës. Po ashtu, ambasada konfirmon se nuk është hera e parë që dërgohet një notë proteste ndaj Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, mediat dhe portalet të afërta me Artan Grubin tentojnë të destabilizojnë me çdo kusht marrëdhëniet me Kosovën. Fushata negative dhe tentimi për destabilizim të marrëdhënieve me Kosovën është e hershme nga zyrtarët e BDI-së, të cilët disa herë kanë qenë më të afërt me Vuçiqin-in se sa me kreun shtetëror të Kosovës.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *