Ambasada Amerikane tanimë nuk do të guxojë ta valojë flamurin e LGBT-së, urdhër i prerë i Trampit
Departamenti i Shtetit i SHBA-së, nën drejtimin e Donald Trump, të hënën vendosi politikën e njohur si ‘Politika e një flamuri’, me të cilën ndalohet ngritja e çdo flamuri tjetër përveç atij amerikan në misionet diplomatike të SHBA-së, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.”
“Urdhri i ri, një kopje e të cilit u publikua në portalin konservator Washington Free Beacon, praktikisht e parandalon mundësinë që institucionet amerikane të ekspozojnë flamuj të lidhur me lëvizje majtiste, siç janë flamuri i komunitetit LGBTI+ ose flamuri i lëvizjes Black Lives Matter. Këta flamuj ishin vendosur mbi objektet qeveritare gjatë administratës së Joe Biden.”
“Nga sot, flamuri i vetëm që është i lejuar të ngrihet ose të ekspozohet në institucionet amerikane, si në SHBA ashtu edhe jashtë saj, është flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” thuhet në urdhër.