Alternativa hap selinë e re: Tetovarët po përqafojnë idetë tona politike
Alternativa ka hapur sonte selinë e re në Tetovë, me një ceremoni solemne me shumë të pranishëm. Në një njoftim të partisë thuhet se qytetarët e Tetovës po përqafojnë gjithnjë e më shumë idetë politike të Alternativës.
“Sonte, me praninë e dhjetëra aktivistëve, hapëm selinë e re të partisë në Tetovë. AlternAtivA vazhdon të rritet në këtë qytet dhe gjithnjë e më shumë tetovarë përqafojnë idetë politike të Alternativës. Prej sonte, ata kanë një shtëpi të re, ku mund ta jetësojnë idealin e tyre politik”, publikoi partia opozitare.
AlternAtivA u radhit e treta në zgjedhjet e fundit për këshill komunal në Tetovë, duke lënë pas ASH-në dhe PDSH-në, rezultat që dëshmoi rritjen e partisë së Gashit në këtë qytet.