Alternativa dega Kumanovë: Po e mbajmë fjalën, objekti i gjimnazit “Sami Frashëri” po bëhet realitet
Dega e partisë Alternativa-Kumanovë kanë njoftuar se po zhvillohen punimet për ndërtimin e gjimnazit Sami Frashëri.
Kryetari i degës, Orhan Kurtishi së bashku me këshilltarin e partisë në qytetin e Kumanovës, Driton Sulejmani, kanë shkruar se ky projekt, përkundër skepticizmit do të përfundojë në afatin e paraparë.
“Po zhvillohen punimet për ndërtimin e objektit të gjimnazit “Sami Frashëri” dhe paraleleve në gjuhën shqipe të shkollës së mesme teknike “Nace Bugjoni”. Nëse më herët kishte skepticizëm se ky projekt do realizohet, me VLEN në pushtetin lokal por tash edhe në pushtetin qendror ky projekt do të kryhet në afatin e paraparë për tu realizuar. Ëndrra e kamotshme e shqiptarëve të Kumanovës po bëhet realitet.
Ja VLEN…”, qëndron një njoftimin e drejtuesve të degës së Alternativës në Kumanovë