Lajme Maqedoni e Veriut

Alarmante gjendja në Spitalin e Kumanovës: Mungojnë specialistë të të gjitha profileve

Në Spitalin e Kumanovës mungojnë specialistë të të gjitha profileve, por më shumë mungojnë anesteziologët, kurse më pastaj radiologët, ortopedët, urologët, specialistët e otorinolaringologjisë dhe sëmundjeve infektive.

“Anesteziologu më i ri në spital është 60 vjeç, dy kolegë 63, më i moshuari 66 vjeç, vitin e ardhshëm do të ikë në pension. Pothuajse asnjë departament nuk mund të funksiononte pa to. Nëse në disa pozicione nuk punësohen urgjentisht praktikantë apo mjekë, mund të biem në nivelin e poliklinikës, të humbasim statusin e spitalit të përgjithshëm, që u shërben nevojave të qytetarëve nga 6 komuna të rajonit verilindor”, e paraqet shqetesimin drejtori dr. Stefan Trajanovski, specialist i kirurgjisë ortopedike për portalin në gjuhën maqedonase “Kumanovo News”.

Ai vazhdon të punojë paralelisht në repartin e tij, sepse janë vetëm dy mjekë ortopedë.

Është kritike edhe në Repartin e radiografisë, kanë 3 praktikantë, dy prej të cilëve do të kthehen vitin e ardhshëm, kurse njëri prej tyre do të përfundojë specializimin në vitin 2027.

Në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës është i punësuar vetëm një urolog. Mungojnë edhe stafi profesional në Infektiv, aty punojnë 4 specialistë të cilët tashmë janë në prag të pensionit. Situata është e ngjashme me otorinolaringologët.

Portali: “KumanovaSot”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *