Aktivistët e ASH-se masakrojnë në komente Zijadin Selën, u shite te BDI-ja
Pas statusit të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, në të cilën shkruan se populli po e kërkon ndryshimin dhe kërkon që edhe Aleanca t’i bashkëngjitet, Lidhjes Europiane për Ndryshim, për të sjell ndryshimin e shumë pritur, gati dy dekadash te shqiptarët, ka reaguar Ziadin Sela, po ashtu në rrjetet sociale.
Ai akuzon Taravarin se me daljen e tij publike pro LEN-it, ka bërë një akt qyqar dhe ka dëmtuar partinë.
Ajo që mund të vërehet është vërshimi i komenteve në murin e Selës, ku qytetarët i thonë atij se është shitur tek BDI-ja.
Madje, disa prej tyre kanë akuzuar Selën se po fshin edhe komentet e qytetarëve.
Më poshtë ju sjellim edhe disa prej komenteve.
ASH edhe ju keni nisë me fshijë Komentet Ziadin Sela Shpresa e fubdit si per popullin ashtu edhe per juve asht bashkimi me Opozitën, perndrishe të parët jeni qe do të pesoni Debakëll do te jeni parti ne zhdukje REFLEKTONI NESE PUNONI PER POPULL NDEGJOJENI ATË ….
Një në jetë kam votuar dhe atë votë ti e ke mar mos na bën të pendohemi Bashkoheni Opozites kuder te së keqes
Aleanca duhet te reshtohet me Opoziten , per te dalur vet ne zgjedhje veq se e ndihmon BDI edhe nja 20 vjet tjera me qen ne Qeveri, por nese mendoni se mbas zgjedhjeve ti bashkoheni BDI-se do te ngeleni ne histori si nje Tradhetar!
Ziadin populli po don ndryshim