Lajme Maqedoni e Veriut

Ageler për listën e zezë: Personat që kanë bërë veprime kriminale do të japin llogari!

Ambasadorja e SHBA-së, Angella Ageller, në një konferencë për media, deklaroi se SHBA dje mori një hap të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit, duke e vendosur Artan Grubin, ish zv/kryeministër dhe Enver Bexhetin në listën e zezë amerikane për shkak korrupsionit të lartë.
“Për shkak përpjekjeve të tyre për të intereferuar në punën e gjyqësorit dhe në bazë të këtij vendimi ata dhe anëtaret e tyre familjarë u ndalohet hyrja në SHBA. Sanksione shtesë po konsiderohen në Uashington”, tha Ageler, raporton SHENJA.
Ajo shtoi se shpreson që ky aksion ta bëj të qartë se SHBA mundet dhe do përdorë të gjitha mjetet që i ka në dispozicion që të gjithë personat të cilat kanë bërë veprime kriminale dhe kanë minuar stabilitetin dhe vlerat demokratike të Maqedonisë së Veriut të japin llogari.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *