Afrim Gashi takon strukturat në Gostivar
Opozita e bashkuar shqiptare po vazhdon punën në terren duke u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në vazhdën e takimeve dhe mobilizimit të anëtarësisë, kryetari i Alternativës Afrim Gashi ka takuar së fundmi strukturat e partisë së tij në Gostivar.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj aktivistët dhe bashkëveprimtarët e mi në Gostivar. Me strukturat e Alternativës në këtë qytet diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe Ndryshimin e madh që po vjen përfundimisht në zgjedhjet e ardhshme”, ka shkruar Afrim Gashi, përderisa ka publikuar një fotografi me përfaqësuesit e strukturave të Alternativës në Gostivar.