Shkupi humbi një hafiz të madh, u shpreh kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi për vdekjen e imamit të xhamisë “Murat Pasha”, hafiz Sadudin Sulejmani.

Statusi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:

Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të alimit tonë të nderuar, Hfz. Sadudin Sulejmani. Ai i priu namazeve me përkushtim, e mbushi xhaminë me hatme dhe e ndriçoi zemrën e shumë gjeneratave me dijen dhe urtësinë e tij.

Shkupi humbi një hafiz të madh, por trashëgimia e tij do të jetojë përjetësisht në zemrat dhe lutjet tona.

Lusim Zotin e Madhërishëm ta mëshirojë dhe ta vendosë në xhenetin më të lartë!