Lajme Maqedoni e Veriut Top

Afrim Gashi: Mbetemi të përkushtuar në procesin eurointegrues

“Sot kisha kënaqësi që, bashkë me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe kryetarin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, të kemi një drekë pune me deputetin e Bundestagut Gjerman nga radhët e CDU-së, Johann Wadephul.
Temë e këtij takimi ishte procesi eurointegrues i Maqedonisë së Veriut dhe kapacitetet politike për t’i bërë ndryshimet e nevojshme kushtetuese.
Me këtë rast deputetit gjerman i shpjeguam qëndrimin tonë në lidhje me ecurinë e këtij procesi, duke e vënë në pah gatishmërinë tonë për ta mbështetur këtë rrugë me të gjitha kapacitetet tona, por edhe duke i shtuar sugjerimet tashmë ët njohur për luftën kundër korrupsionit dhe eliminimin e fjalorit ofendues për gjuhën shqipe.
Deputeti gjerman, nga ana e tij, e përsëriti qëndrimin e qeverisë gjermane për ta mbështetur Maqedoninë e Veriut drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, Daniel Brown, si dhe zëvendësambasadori i RF të Gjermanisë në Shkup, Otto Graf.” ka deklaruar Afrim Gashi, kreu i Alternativës në llogarinë e tij në facebook.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *