Lajme Maqedoni e Veriut Top

Afrim Gashi: Jemi shumë të shqetësuar për migrimin masiv të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin “Breaking me Dafina Hysa” në Top Channel deklaroi se ata janë shumë të shqetësuar për shkak migrimit masiv të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut.
Sipas tij shkalla e lartë e migrimit e zbeh edhe forcën politike të shqiptarëve.
“Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për fluksin e migrimit të shqiptarëve, nëse ikin shqiptarët na bie forca e pesha politike rrjedhimisht nuk mundemi ta bëjmë betejën juridiku kushtetuese për përfaqësimin adekuat të shqiptarëve”, deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.
Gashi theksoi se për ta është shumë e rëndësishme se çfarë programi do t’ju ofrohet qytetarëve, ndërsa shtoi se shtylla e tyre kryesore është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian, mirëqenia ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *