Lajme Maqedoni e Veriut Top

Afrim Gashi: Hapet Dhomë e Mbrojtur për komunikime konfidenciale në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Shkup, 21 tetor 2024 – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook për hapjen zyrtare të Dhomës së Mbrojtur dhe Hapësirës së Mbrojtur të Punës. Sipas Gashit, kjo dhomë, e para e këtij lloji në vend, është ndërtuar në përputhje me standardet e NATO-s dhe BE-së, duke ofruar mbrojtje të plotë për komunikimin dhe dokumentet konfidenciale.

Gashi e cilësoi këtë projekt si një sukses të bashkëpunimit mes Kuvendit të RMV-së, partnerëve ndërkombëtar dhe Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF). “Falënderoj të gjithë ata që kontribuan në këtë hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit tonë,” shkruajti Gashi në postimin e tij.

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *