A ia rrënoi Pendarovski bisnesin e kazinove Artan Grubit?
Pas vendimit të Presidentit, Stevo Pendarovski, për të mos e firmosur dekretin për hyrjen në fuqi të ndryshimeve të Ligjit për lojërat e fatit, disa portale të cilat janë të njohura që i kontrollon Artan Grubi, madje janë të regjistruara në adresën e ministrisë të cilën e udhëheq ai, filluan sulme të orkestruara me publikimin e teksteve që tentojnë vendimin e Presidentit ta lidhin me organizatorët e lojërave të fatit.
Sulmi ndaj Pendarovskit është i njëjtë si sulmi ndaj Kyretares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi. Gjëja që qëllimisht po anashkalohet nga këto portale është vërejtja e Komisionit Evropian për keqpërdorimin e flamurit evropian për ligje të cilat nuk kanë asnjë lidhje me harmonizimin me legjislacionin evropian. Që këtu, shqiptarët kanë shumë të drejtë kur pyesin se cili është shkaku i këtij nervozizmi të portaleve të Artan Grubit?! Mos vallë është zënë ngusht Artan Grubi? Çfarë i ka premtuar nëntokës sërbe që tani nuk po arrin ta plotësojë?! Artan Grubi ka firmosur të gjitha vendimet qeveritare të cilat lidhen me Lotarinë Shtetërore, e veçanërisht për themelimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojrave të fatit përmes internetit. Brenda të ashtuquajturit ‘’Front Evropian’’ gjërat po bëhen shumë interesante. Një gjë është e sigurt, trazirat e brendshme do të nxjerrin në dritë sdkandale të reja.




