Kryeparlamentari Gashi takon edhe kryekëshilltarin e Erdoganit, shqiptarin Sabri Demiri
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Turqi, takon edhe shkupjanin që këshillon presidentin turk Erdogan, Sabri Demiri.
“Është kënaqësi që në Ankara, në Presidencën e Republikës së Turqisë, ta takoj edhe kryekëshilltarin e Presidentit R.T. Erdoğan për Balkanin, shkupjanin tonë, z. Sabri Demiri.
Ai është zëri ynë në shtetin turk”, shkruan Gashi në Fejsbuk.