Lajme Maqedoni e Veriut Top

Kallëzim penal kundër 6 policëve që kanë lejuar arratisjen e disa të burgosurve

Kallëzim penal ndaj gjashtë punonjësve të burgut për “mundësimin e arratisjes së një personi të privuar nga liria”, njofton Prokuroria Themelore, përcjellë Alfax.

“Njësiti i Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër gjashtë personave, të gjithë pjesëtarë të policisë së burgjeve, punonjës në Idrizovë, për veprën e kryer “Mundësimi i arratisjes së personit të privuar nga liria”.
I denoncuari I.I. dhe J.A. në cilësinë e zyrtarëve policë të burgjeve të punësuar në Idrizovë më 01.02.2023 gjatë kryerjes së detyrave të punës në Departamentin e Hapur, duke u dhënë të dhëna/deklarata të rreme punonjësve të policisë së burgjeve, i kanë mundësuar një grupi të dënuarish, të jenë jashtë kufijve të burgut, në kundërshtim me aktvendimet e gjykatës sipas të cilave duhet të kenë vuajtur dënimin me burg në Idrizovë. Në institucion mungonin shtatë persona, ndërsa I.I. dhe J.A. kanë konstatuar se kanë qenë të pranishëm të gjithë personat e dënuar, për çka kanë njoftuar gojarisht komandantët, duke mundësuar arratisjen e personave të dënuar: J.R., I.J., N.B., S.S., R.K., I.R. dhe E.S”, njofton prokuroria, përcjellë Alfax.

Prokuroria ka shqiptuar masa të kujdesit.

“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet dhe për mbarëvajtjen e procedurës penale, prokurori publik kompetent i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake që pesë të dyshuarve tu caktohen masa paraprake si masa më të lehta për sigurimin e prezencës, përkatësisht: ndalimi i daljes nga vendbanimi, detyrimi i të akuzuarit për t’u paraqitur herë pas here te një zyrtar i caktuar ose tek një organ kompetent shtetëror që do të caktohet nga gjyqtari i procedurës paraprake, si dhe konfiskimi i përkohshëm i një dokumenti udhëtimi ose dokument tjetër për kalimin e kufirit shtetëror, d.m.th. ndalim për dhënien e tij, ndalim për afrimin ose vendosjen, përkatësisht mbajtjen e kontakteve ose marrëdhënieve me persona të caktuar – të dyshuar në këtë procedurë, si dhe ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës – zyrtar policor të burgjeve, të cilat kanë të bëjnë me veprën penale në pajtim me nenin 146 paragrafi 1 pika 1, 2, 3, 6 dhe 7 të Ligjit për Procedurën Penale. Për njërin nga të dyshuarit, të njëjtat masa janë caktuar edhe në një rast tjetër që po zhvillohet ndaj tij”, shpjegon Prokuroria.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *