Murtezani: Ndarja e Shqiperisë nga Maqedonia tregon se zgjerimi është i gjallë
Ministri i Çështjeve Evropiane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, ishte sot mysafir në emisionin “360 Shkallë,” ku u diskutua çështja e integrimeve evropiane. Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi:
“Jo vetëm që procesi i integrimit është gjallë, por po ndodh me një shpejtësi shumë më të madhe. Ajo që Mali i Zi ka kaluar ose realizuar në gjashtë muajt e fundit, në kushte normale pa agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, do të duhej të përfundonte në një periudhë prej tre deri në katër vjet. Prandaj, them se ky moment duhet të ndikojë te ne që të punojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje dhe ta kapim hapin për avancim të shpejtë.”
Kjo deklaratë nënvizon rëndësinë e momentit aktual dhe nevojën për të përshpejtuar reformat dhe proceset integruese në vend.