Lajme Maqedoni e Veriut Top

Mexhiti: Qeveria ndërpreu licencat e kompanive për kazino online

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti njoftoi se qeveria në seancën e sotme ka tërhequr licencat e kompanive që operonin në organizimin e kazinove online.

“Në seancën e sotme të Qeverisë është sjellur vendimi për realizimin e interpretimit nga Kuvendi për ndërprerjen e vlefshmërisë së licencave jolegale për onlajn kazino që janë dhënë nga Qeveria e BDI-së, e me këtë edhe ndalimin e onlajn bixhozit në shtet. I ndaluam lejet e dëmshme që qeveria e kaluar e BDI-së dhe LSDM-së ua ndau kompanive serbe, malazeze dhe kompanive të tjera. E ndaluam mundësinë që fëmijët tanë të luajnë bixhoz në telefonat e tyre, në kompjuterët e tyre nga shtëpia dhe nga shkolla”, ka shkruar mes tjerash Mexhiti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *