Botë Lajme

Shefi i “YouTube” dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje në Tajlandë

Një gjykatë në Tajlandë e ka shpallur fajtor, Daniel Sancho Bronchalo, një anëtar i një familjeje të famshme aktorësh spanjollë, dhe po ashtu shef në “YouTube”, për vrasje me paramendim.

Gjykata e ka dënuar atë me burgim të përjetshëm, duke shkaktuar reagime në Spanjë, raporton The Guardian.

 

30-vjeçari u dënua për vrasjen e Edwin Arrieta Arteaga, një kirurg plastik 44-vjeçar nga Kolumbia, kur të dy ishin duke pushuar në ishullin e pushimeve tajlandeze, Koh Pha-ngan, në gusht të vitit 2023.

Çështja ka nxitur interesim të madh në Spanjë, sepse babai i të pandehurit, Rodolfo Sancho, është një aktor i mirënjohur.

Në gjykimin e tij që u krye në ishullin Samui, Sancho tha se u përlesh pasi Arrieta u përpoq ta sulmonte seksualisht. Ai ka thënë se Arrieta ishte rrëzuar ndërsa ata po përlesheshin dhe e kishte goditur kokën në një vaskë, duke humbur vetëdijen dhe më pas duke vdekur.

 

Sancho pranoi se e kishte copëtuar trupin e viktimës dhe i kishte asgjësuar pjesët e tij në tokë dhe në det.

Sipas policisë, gjykata provinciale Koh Samui lëshoi një dënim fillestar me vdekje për Sanchon, por në vendimin e saj e ndryshoi atë me burgim të përjetshëm për shkak të bashkëpunimit të tij gjatë gjykimit.

Bussakorn Kaewleeled, një avokat i familjes së viktimës, tha se ata ishin të kënaqur me rezultatin.

“Paditësi është i kënaqur me dënimin sepse ai do të burgoset përgjithmonë dhe ata marrin një kompensim financiar,” u ka thënë Bussakorn gazetarëve jashtë gjykatës.

Sancho pretendoi se ai vrau Arrietën, 44 vjeç, në vetëmbrojtje dhe pranoi se kishte fshehur trupin, por mohoi të kishte shkatërruar pasaportën e kolumbianit. Gjatë gjyqit Sanco tha se e preu trupin e Arrietës dhe i vendosi pjesët në qese plastike përpara se t’i shpërndante rreth Koh Phangan.

Ndonëse Tajlanda ka ende dënimin me vdekje për disa krime, duke përfshirë vrasjen me paramendim, ajo rrallë kryen ekzekutime. E fundit ishte në vitin 2018.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *