Lajme Maqedoni e Veriut

Arbër Ademi: BDI do të shkojë nga Struga deri në Sopot

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi për TV21 deklaroi se dje në mbledhjen e Kryesisë së BDI-së është diskutuar për draft-propozimin e Paul William, për siç thonë nga BDI, mbrojtjen e legjitimitetit dhe majorizimit. Ademi thotë se me 13 gusht BDI do të ketë manifestim qendror, ndërsa nga shtatorit, do të dalë në terren.
“Drafti u shqyrtua, u analizuan dhe u komentuan propozim-idetë e draftit. Po i bëjmë konsultat finale dhe komentet lidhur me propozimi. Kemi vendos që më 13 gusht të mbajmë manifestimin qendror. Kemi shqyrtuar draftin e parë të platformës mbi legjitimitetin te përgatitur nga Paul Williams dhe “PILPG”, si dhe ide të tjera nga ekspertë vendorë dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore. Debati mbi këtë çështje kaq te rëndësishme vijon për arsye të seriozitetit të rregullimit të çështjes së legjitimitetit. Gjithashtu u vendos që nga shtatori, BDI me të gjitha kapacitetet e veta të dalë në terren, që nga Struga deri në Sopot”, tha për TV21 Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *