Mickoski: BDI në vjeshtë do të tentojë ta destabilizojë vendin për të mbrojtur kapitalin e grumbulluar këto 20 vite
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se BDI në tentim për ta mbrojtur kapitalin e fituar këto 22 vite, do të ndërmerr hapa në drejtim të destabilizimit të vendit që sipas tij është shumë e rëndësishme të potencohet.
“Ajo është thënë jo sepse dëshirojmë të bëjmë politik, por për shkak se kemi informacione me të cilat disponojmë, dhe të cilat janë informacione të fituara në më tepër kanale, se udhëheqësia e BDI-së, kjo udhëheqësi në tentim për ta mbrojtur kapitalin të cilin e ka krijuar në 20-22 vitet e kaluara, do të ndërmerr hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, që është shumë e rëndësishme të theksohet, ndërsa në si shtet, kemi të drejt ta mbrojmë integritetin territorial të vendit dhe paqen e qytetarëve që është edhe qëllimi i një shteti”, është shprehur kryeministri Hristijan Mickoski.