Hamza Ameti i Alternativës pranon detyrën e Drejtorit të Qendrës Sociale-Shkup
Hamza Ameti nga partia Alternativa ka njoftuar se ka pranuar zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Qendrës Sociale-Shkup.
“Edhe zyrtarisht e pranova detyrën e Drejtorit të Qendrës Sociale-Shkup. Falënderoj qytetarët që i besuan koalicionit VLEN dhe kryesinë e Alternativës që ma besoi këtë përgjegjësi.
Tani kalojmë në veprim, duke mbajtur në mendje gjithmonë interesin dhe shërbimin e qytetarëve.
Na priftë e mbara! Dalshim faqebardhë!”, ka shkruar Ameti.