Lajme Maqedoni e Veriut

Mexhiti: Sot fillon procesi i rrënimit të perandorisë së kumarit

Ministri i Ekologjisë dhe kreu i LD-së, Izet Mexhiti ka njoftuar se sot fillon procesi i rrënimit, siç e ka quajtuar ai, të perandorisë së kumarit të ndërtuar në shoqërinë tonë nga ana e qeverisë së kaluar.

“Me marrjen e licencave për dy kompani bixhozi dhe ndalimin e organizimit të lojërave të fatit nga ana e tyre, Qeveria e re sot fillon me realizimin premtimit se do ta heqim kumarin nga shtëpitë tona, nga familjet tona, nga fëmijët tanë!

LLOTARIA sot është kthyer në sinonim të korrupsionit dhe pastrimit të parave të nëntokës ruso-serbo-bullgare përmes përhapjes masive të kazinove, lojërave të fatit dhe bastoreve.

Këtë sëmundje nuk është e lehtë ta eleminojmë. Por, duke filluar me sot, ne do ta luftojmë përmes institucioneve dhe përmes ligjeve. Sepse e kemi për detyrë dhe për obligim përpara prindërve tanë, përpara fëmijëve tanë, përpara shoqërisë tonë”, ka shkruar Mezmxhiti në Facebook.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *