Tetova zgjodhi kryetarin e ri të Këshillit Komunal
Në komunën e Tetovës sot u mbajt seanca e 35-të e Këshillit Komunal, ku një nga pikat më me rëndësi për këtë seancë ishte zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit Komunal.
Me shumicë votash 19 pro dhe 11 të përmbajtur u zgjodh Naim Ismaili, i cili nga dita e sotme do të kryesojë Këshillin e Tetovës.
Pas marrjes së detyrës së re kryesuesi i ri i Këshillit falenderoi këshilltarët për mbështetjen dhe besimin e dhënë dhe premtoi se gjatë mandatit të tij do të kontribuojë dhe do të bashkëpunojë me të gjitha grupet e këshilltarëve për të realizuar sa më mirë projektet që janë në kompetencë të këshillit dhe në të mirë të qytetarëve.