Lajme Maqedoni e Veriut

Mickoski: Udhëtimin e djalit e kam paguar nga xhepi im, nëse kam gabuar, jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi

“Kam 6 vite që jam mësuar të më sulmojnë familjen, tani kanë vendosur të sulmojnë edhe fëmijën tim. Antikorrupsioni është duke hetuar të gjithë rastin dhe të gjitha dokumentet e nevojshme do të dorëzohen gjatë ditës së nesërme dhe le të presim që të dalin publikisht dhe të thonë. Nëse ka edhe një milimetër devijim, unë jam gati të mbaj përgjegjësinë. Por nëse nuk është kështu, atëherë të më kërkojnë falje, nëse nuk kam gabuar”, tha kryeministri, Hristijan Mickoski, në “Top Tema”.

Kryeministri Mickoski theksoi se edhe pse ka pasur mundësi që të mos e paguajë nga xhepi i tij, është vendosur mënyra që djali i tij ta paguaj nga mjetet e veta dhe e gjithë kjo do të dokumentohet dhe do t’i dorëzohet organit kompetent i cili do thuaj.

Lidhur me udhëtimet jashtë vendit, kryeministri Mickoski theksoi se do të ishte më mirë që Maqedonia të kishte aeroplanin e saj të denjë me të cilin do të mund të kthehej menjëherë, në vend që të fluturonte tre ditë me kompani tregtare.

“Nëse ne do të kishim një avion të mirë si shtet, këtu në samitin e Komunitetit Politik Evropian siç e kanë të gjithë, si dhe fqinji ynë Serbia, përfshirë Orbanin, Macronin, Scholz-in. Aq shumë i është vjedhur këtij vendi sa i është marrë një flotë e tërë. Do të kisha shkuar, do të kisha mbaruar samitin dhe do të kthehesha, tre ditë isha në rrugë dhe ekzistonte mundësia që të mos kthehesha për shkak të problemit që anuloi më shumë se 1000 fluturime në Evropë”, tha Mickoski.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *