Lajme Maqedoni e Veriut

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, Takime Bilaterale të Suksesshme në Samitin Parlamentar të NATO-s

Në kuadër të Samitit Parlamentar të NATO-s, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një sërë takimesh bilaterale të rëndësishme me figura kyçe të politikës amerikane. Ndër kongresmenët me të cilët u takua Gashi janë Pit Seshëns, Robert Aderhold, Xho Villson, Xhon Mulenar dhe Xhejms Xhons, ish-këshilltar për sigurinë nacionale të Barak Obamës.

Gjatë këtyre takimeve, u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bisedimet gjithashtu përfshinë diskutime për shfrytëzimin e potencialeve ekonomike dhe mbështetjen politike për realizimin e interesave strategjike të shtetit tonë.

Këto takime vijnë si një hap i rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe përforcimin e lidhjeve ekonomike dhe politike në të ardhmen. Kryetari Gashi vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e SHBA-së në mbështetje të Maqedonisë së Veriut dhe shprehu shpresën për vazhdimin e këtij partneriteti të frytshëm.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *