Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me profesorin Daniel Serwer: SHBA mbeten aleatët më të rëndësishëm të vendit tonë!
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me profesorin Daniel Serwer, i cili siç dihet është njohës i shkëlqyer i rrethanave në Ballkan.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë të zhvilloj një takim të rëndësishëm dhe të thellë me profesorin amerikan Daniel Serwer, njohës i shkëlqyer i Ballkanit.
Diskutuam për situatën e sigurisë në Ballkan, Europë e më gjerë, ndërsa theksova gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut që të kontribuojnë për paqe e stabilitet.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatët më të rëndësishëm të vendit tonë, partner kryesor në NATO dhe garantues të stabilitetit të rajonit”, ka shkruar Gashi.