Lajme Maqedoni e Veriut

Gashi priti Konjufcën në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kolegun e tij nga Kuvendi i Republikës
së Kosovës, Glauk Konjufca.
“Duke i uruar mirëseardhjen, Gashi konstatoi se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer reciprok, që nga koha kur vendi e njohu pavarësinë e Kosovës. Është e rëndësishme të ruhet dhe thellohet ky trend i marrëdhënieve të mira në periudhën e ardhshme. Duke qenë se nuk ka çështje politike të pazgjidhura reciproke, fokusi duhet të jetë në projektet infrastrukturore, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë, me qëllim të lehtësimit të komunikimit dhe afrimit akoma më të madh të popujve. Nga ana e tij, Konjufca e ka uruar Gashin për pozitën e re, si Kryetar i Dhomës Ligjvënëse, pas zgjedhjeve të suksesshme, të cilat ishin test i demokracisë, seriozitetit dhe pjekurisë së shtetit. Ai shprehu gjithashtu kënaqësinë për anëtarësimin e vendit tone në NATO dhe uroi anëtarësimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian. Në vendin tonë
Kosova sheh partner të mirë dhe fqinj korrekt nga i cili merr mbështetje të vazhdueshme
ndër vite. Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se qëllimi i integrimit evropian është i përbashkët,
ndajmë të njëjtën kornizë vlerash dhe orientimesh.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *