Lajme Maqedoni e Veriut

Kërkohet vazhdim i paraburgimit për gjyqtarin Naqe Georgiev, bashkëpunëtorin e Ixhet Memetit

Prokuroria për Ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkon 30 ditë paraburgim shtesë për gjyqtarin Naqe Georgiev, konfirmojnë nga atje për “A1on”.

Propozimi për vazhdimin e paraburgimit është dërguar në Gjykatën Penale, por ende nuk është marrë vendim.

Gjyqtari Naqe Georgiev po kalon ditën e fundit të paraburgimit të mëparshëm, të cilit ju caktuan më 20 maj.

Gjykatësi suprem Naqe Georgiev dyshohet për veprën penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm bashkë edhe me ish Avokatin e Popullit Ixhet Memeti.

Ata i premtuan djalit të ish-kryetarit të dënuar Boro Stojçev se për 10 mijë euro do ta ndihmojnë babain e tij në një tjetër hetim që po zhvillohet në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion. I biri ka parë që të dy po e gënjejnë, ndaj i ka denoncuar në Ministrinë e Brendshme, ku i kanë dhënë kartëmonedha të shënuara. Kur ai ia dorëzoi paratë e shënuara Georgievit, policia e ka kapur Georgievin në flagrancë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *