VLEN: Konstruktiviteti i mbrëmshëm e zbuti retorikën radikale të BDI-së
Votimin e mbrëmshëm të BDI-së në Kuvend në favor të ndryshimeve ligjore për riorganizimin e ministrive, VLEN-i e ka vlerësuar si veprim konstruktiv dhezbutje të retorikës radikale nga ana e BDI-së.
“Është mirë që një pjesë e BDI-së për çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive. Pas bojkotit të
votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të
bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit
të arsyeshëm. Themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga
deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv. VLEN-i shpreh kënaqësinë
që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate”, thuhet në ragimin e VLEN-it.
Sipas VLEN-it, asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE.
Organizimi i ri i Qeverisë, sipas tyre do të mundësojë shkallë më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të përbashkëta programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.