Lajme Maqedoni e Veriut

“Makinat luksoze”, shtyhet gjyqi për Ramiz Merkon

U shty edhe një seancë tjetër gjyqësore për blerjen e automjetit luksoz Audi A6 prej 70 mijë eurove dhe tre vetura të tjera për nevoja të komunës, ku akuzohet kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Mbrojtja ka paraqitur gjithsej 68 prova voluminoze materiale dhe verbale, për të cilat është dashur kohë të shqyrtohen. Për këtë Merko tha në sallën e gjykatës se provat nuk mund të silleshin as me makinën Audi e lëre me dorë, për të cilën gjykatësi i kërkoi Merkos të përmbahej nga komentet, pasi nuk ishte në emision.

“Mbrojtja me dorëzimin e kësaj liste do të tentojë të hedh poshtë tezën e prokurorisë publike, se i akuzuari nuk ka kryer fare vepër penale”, deklaroi Igor Petkovski- avokat i Merkos.

“Akuza është për veprën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Ne besojmë se ka vepër. Do ta mbështesim aktakuzën e paraqitur nga Prokuroria Publike e Shkupit”, u shpreh Nikolla Jolevski – prokuror publik.

Gjykatësja Nadica Mitrevska thotë se qëllimi është që gjykimi të përfundojë sa më shpejt.

“Nuk do të shtyjnë”. Synimi është të mos shtyjnë. Prokuroria do të përpiqet të sigurojë dokumentet e nevojshme për mbrojtjen në kohë sa më të shkurtër. Kur prisni të përfundojë gjykimi? Sipas parimit të gjykimit, brenda një afati të arsyeshëm, por me respektimin e të drejtave të mbrojtjes”, tha Nadica Mitrevska- gjykatëse.

Në kundërshtim me parimet e ligjshmërisë dhe integritetit, si dhe në kundërshtim me interesin publik, në kushtet kur komuna kishte borxhe të papaguara dhe xhiro- llogari të bllokuar, i akuzuari ka blerë katër automjete me vlerë të përgjithshme rreth 114.000 euro, duke marrë përfitim pronësor për bartësin e furnizimit publik- thuhet në aktakuzë. Dy raste të tjera janë aktive për Merkon në gjykatën e Strugës, për emërimin e drejtorëve në tri shkolla fillore në Strugë. Prej një viti është në listën e zezë amerikane dhe është shpallur person “non grata” nga Departamenti amerikan i shtetit. As sot Merko nuk deshi të japë deklaratë, nëse ndihet fajtor apo jo. /Alsat.mk

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *