Kasami nuk ndalet, krahas punëve për formimin e qeverisë nuk harron investimet në Tetovë
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami edhepse është i zënë me punë për formimin e qeverisë, përkundër asaj ai nuk harron punët si kryetar komune për të realizuar punët në qytet.
Sot punimet në qytet u zhvendosën te Banja e Tetovës ku po rregullohet murri mbrojtës.
“Banja e Tetovës si vend i frekuentuar nga qytetarët e Tetovës dhe me rrethinë, meriton infrastrukturë më të mirë dhe të sigurt. Sot, filluam me punimet për vazhdimin e murit mbrojtës të banjës së qytetit. Qytetarët meritojnë të jenë të sigurt dhe të lëvizin lirshëm dhe rehat në këtë pjesë të qytetit. Premtimet një nga një po i realizojmë!” ka shkruar Kasami.