Admirim Aliti takon ambasadoren e Suedisë, Larsson Jain
Përfaqësuesi i Alternativës, pjesë e koalicionit VLEN, Admirim Aliti, ka takuar sot ambasadoren e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larsson Jain. Në një publikim në rrjetet sociale, Aliti thotë se e ka falënderuar ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme që i jep Suedia Maqedonisë së Veriut.
“Sot kafen e mëngjesit me Shkëlqesinë e saj, Ambasadoren e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, zonjën Ami Larsson Jain. E falënderova ambasadoren për perkrahjen e vazhdueshme që e jep Suedia për shtetin tonë!”, shkruan Aliti.