Lajme Maqedoni e Veriut

Taravari: Vala e ndryshimit nuk mund të ndalet, BDI ta pranojë rezultatin nga rivotimi

Arben Taravari, njëri nga partnerët e koalicionit “VLEN” e që aktualisht është kryetar i Komunës së Gostivarit, ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër. Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta. Sipas Taravarit, ndoshta sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritar, VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.

06:58 – 07:22 “Aleanca do të ketë dy ministri, një zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrin e shëndetësisë dhe dy zëvendësiministra, si dhe dy sekretar shtetëror, gjegjësisht zv.ministër për mbrojtje dhe zv.ministër për bujqësi. Sekretar shetëror në shëndetësi dhe një tjetër që tani nuk më kujtohet”.

Sipas asaj që pritet të bëhet zyrtare nga marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Përpos, kryeparlamentarit, Alternativës do t’i takojnë edhe Eurointegrimet. Po ashtu, Alternativa, do ta ketë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe zv/ministrin për Bashkësi Etnike. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubit, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme. Lëvizja e Besa do të udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe zv/ministri i Kulturës. Taravari tha se emrat e kuadorve që do të emërkohen në këto pozita ende nuk i kanë definuar. I pyetur nëse do të jetë ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, ai tha se nuk ka vendosur dhe ende është duke menduar nëse do ta pranojë këtë pozitë.
07:29 – 07:32 “Nuk përjashtohet mundësia, por nuk është definitive”.
Taravari komentoi edhe rezultatet nga rivotimi dhe theksoi se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.
07:41 – 08:08 “BDI mund ta ankimon rezultatin, por rezultatet janë këto që janë. Ishte e pritshme dhe tani vala e ndryshimit është ajo që nuk mund të ndalet, prandaj BDI-ja duhet të pajtohet me rezultatin. Qytetarët tani janë liruar, votojnë pak më lirshëm se sa më parë dhe uroj që BDI-ja ta pranon këtë realitet. Tash VLEN-i ka një deputet më shumë, BDI-ja një deputet më pak”.

KSHZ mbrëmë e konfirmoi se janë numruar votat nga rivotimi i djeshëm në njësitë 5 dhe 6. Në njësinë zgjedhore 5 nuk ka ndryshim në numrin e deputetëve ku 4 i takojnë Frontit Europian dhe 1 koalicionit VLEN. Në zonën 6, Fronti Europian humbi një deputet kurse koalicioni VLEN fitoi një më shumë duke barazuar rezultatin me nga 8 deputetë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *