Ibrahimi: Kualifikimet e Fronti Europian ndaj VLEN-it tregojnë dëshpërimin dhe nervozizmin e opozitës së ardhshme
Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në një status në facebook ka komentuar fyerjet që po i bëjnë përfaqësues të Frontit Europian karshi koalicionit VLEN. Ibrahimi shkruan se këto përveçe flasin për nervozizmin e tyre dhe dëshpërimin po ashtu e tregojnë edhe moralin politik dhe njerëzor.
“Kualifikimet e përfaqësuesve të 107 mijë shqiptarëve me ofendime e fyerje të tipit “rrahmanmorina”, “vasalë”, “sejdobajramoviqë” e etiketa të tjera të padenja, përveçse flasin për nervozën dhe dëshpërimin e opozitës së ardhshme, flasin keq edhe për moralin e tyre politik dhe njerëzor.
Kur ata janë në opozitë, 107 mijë shqiptarë të tjerë janë “shqiptarë të ndershëm”. Boll keq dhe boll rëndë.
Këso ofendimi shqiptarëve nuk u ka bërë deri sot asnjë politikan maqedonas dhe ky diskurs i ri i opozitës së ardhshme është një bidat që lë gjurmë të këqija jo vetëm mbi demokracinë dhe pluralizmin, por edhe në marrëdhëniet tona ndërnjerëzore e ndërshqiptare.
Besoj se me kalimin e kohës do të mësohen me gjuhën opozitare, por bëjnë mirë të reflektojnë më herët. Për të mirën e tyre e kam”, ka shkruar Ibrahimi nga koalicioni VLEN.




