Tetovë, bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga lartësia
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër tre të miturve nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “lëndim i rëndë trupor”.
– Më 01.04.2024, në një shkollë fillore në Tetovë, të pandehurit kanë hedhur në lartësi një të mitur tjetër, i cili gjatë rënies ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.