Lajme Maqedoni e Veriut

Bujar Osmani: Krejt fajet i ka Llërca

Ministri i Jashtëm në largim, Bujar Osmani vlerëson se vendimi i KSHZ-së për prishjen e disa vendvotimeve në të cilat do të rivotohet, është vjedhje e drejtpërdrejt partiake dhe institucionale që i bëhet BDI-së në vendvotimet e vendlindjeve të liderëve të VLEN-it.

“Nuk ka asnjë bazë për këto vendime, veçanërisht në vendlindjen e kryetarit të një prej partive politike në opozitë ku kanë fituar dy me një, të ankimoni atje ku mendoni se keni kontrollë të trupit votues, njëherë është ofendim për ata banorë të fshatit Llërcë se ata janë vjedhës të votës, por edhe nën dy se ju i kontrollini ata dhe se në rivotim do të mund të nxjerrni dhe të tejkaloni dallimin që të mund të zvogëloni numrin e deputetëve të Frontit Europian”, tha më tej Osmani.

“Atë që qytetarët e panë drejtpërdrejt në KSHZ, me mbivotimet edhe etnike, u përkujtuan kohërat e majorizimit të viteve të 90-ta. Motivet sipas nesh janë tre:
–Nën nji, është qëllimi për të mos lejuar që për herë të parë pas pavarësisë së vendit, një koalicion i udhëhequr nga parti politike shqiptare të jet subjekti i dytë më i madh në vend;
–Nën dy, të zbutet thellësia e humbjes së tyre të komuniteti shqiptar; dhe
–Nën tre, të njolloset komuniteti shqiptar në kushte kur qeveria që organizon zgjedhjet është e udhëhequr nga shqiptar, por edhe vendbanimet me shumicë shqiptare njollosen se ata vjedhin procesin zgjedho”, deklaroi Osmani.

Ai tha se Fronti Europian e ka ankimuar vendimin të Gjykata Administrative por edhe do të ngrejë padi kundër anëtarëve të KSHZ-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *