Lajme Maqedoni e Veriut Top

Bekim Sali me krerët e VLEN-it takohet me veteranët e kulturës shqiptare në vend

Bekim Sali, i cili është i dyti në listën e VLEN-it për deputetë në Njësinë e Parë Zgjedhore, së bashku me Izet Mexhitin nga Lëvizja Demokratike dhe kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi, kanë takuar veteranët e kulturës shqiptare në vend.
“Sot, bashkë me kryetarin Afrim Gashi dhe kreun e Lidhjes Demokratike, Izet Mexhitin, e pimë nga një kafe me veteranët e kulturës shqiptare në vend.
Dëgjuam sugjerimet dhe idetë e tyre se si të vazhdojmë ta mbështesim institucionalisht kulturën gjatë mandatit 4-vjeçar të VLEN-it.
Kultura VLEN!”, thuhet në njoftimin e Bekim Salit në rrjetet sociale.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *